Kryesore

Veliaj takon artistët: Gjendja e Teatrit, e mjerueshme! Na ka ardhur zogu në dorë, hajde të negociojmë

11:49 - 14.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, ashtu siç edhe ishte bërë e ditur më parë ka zhvilluar një takim ditën e sotme me artistët sa i përket projektit të Teatrit Kombëtar që është kthyer në një
“mollë” sherri mes tyre.




Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se gjendja aktuale e Teatrit është e mjerueshme. Ai e krahasoi situatën me atë të Pazarit të Ri, duke thënë se atje kishte pasur edhe kërcënime me jetë, por tashmë thotë Veliaj janë të gjithë të kënaqur.

Video/ Erion Veliaj qëllohet me vezë

“Sa i përket vlerave arkitekturore, situata ku është sot Teatri Kombëtar, mos e ekzagjeroj që është siç gjetëm situatën te Pazari i Ri. Përtej vlerave historike, kjo ndërtesë nuk përmbush asnjë kushte për të qenë Teatër Kombëtar. Gjendja është me kushte të mjerueshme.

Në fillim u konceptua si një godinë e përkohshme, u ndërtua si një vend polifunksional. Akt kontrolli i bëri në 2014, pa qenë unë kryetar Bashkia, është konstatuar se situata është e rrezikshme në rast zjarri”, tha Veliaj.

Më tej, Veliaj u shpreh se te “Pazari i Ri” ka pasur kërcënime me jetë, por sot kanë ndryshuar mendim. “Atje kanë shkuar në 1000 biznese”, – u shpreh Veliaj, i cili më tej shton: “Sipas vlerësimeve tona ndërtimi i teatrit shkon 4-5 fishi i një pallati. Me çmimet e Shqipërisë për 9500 m2, kostoja do të shkonte 30 milionë euro. A janë shumë apo janë pak? Të gjitha investimet që ju shikoni në Tiranë në një vit janë në nivelin e 20 milionë eurove. Çdo gjë që ndodh në Tiranë, të gjitha investimet, kopshte, çerdhe, pemë, kanalizime, bujqësia, emergjenca civile, të gjitha kushtojnë kaq. nga viti 2005-2013 janë harxhuar 1.8 miliardë lekë ose 18 milionë USD për kulturën. Nga qeveria e re në 5 vite 15 milionë USD.

Dua tu bëj një ofertë shumë të sinqertë. Nëse jeni dakord që të caktoni një përfaqësi bashkë me mua të mblidhemi dhe të negociojmë. Nuk na pëlqen, e lëmë. Ne na duhet një gjë e re. Se si, hajt ta flasim. Ky nuk është një ligj për të prishur teatrin, nuk është një ligj për të ndërtuar një teatër të ri. Ne siç thonë tiransit na ka ardhur zogu në dorë. Kështu, të bëhemi bashkë dhe të negociojmë me arkitektin. Nëse funksionon amin, nëse nuk funksionon hajde të vrasim mendjen”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.