Rajoni

“Atij nuk i mungon asnjë fije floku”, gjendet i gjallë gazetari serb

17:52 - 15.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme për media, se gazetari serb, Stefan Cvetkoviç është gjetur i gjallë.




“Atij nuk i mungon asnjë fije floku”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd, dhe shtoi se Cvetkoviç është në duart e Policisë, ku do të mbetet për disa kohë derisa të merret në pyetje.

Zhdukja e Cvetkoviçit është raportuar më 13 Qershor, pasi makina e tij është gjetur e braktisur në qytetin Bela Crkva, disa kilometra në lindje të Beogradit.

Cvetkoviç është ankuar vazhdimisht se ka marrë kërcënime me vdekje, ndërsa në vitin 2008 ai është rrahur barbarisht.
Kohët e fundit ai është marrë me hetimet për vrasjen e politikanit serb në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.