Show-Bizz

FOTO/ Ish-bashkëshorti i Angelina Jolie, rrëfen arsyen e ndarjes pas 15 vitesh

14:53 - 15.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Imagjinoni për një moment sikur Billy Bob Thornton dhe Angelina Jolie të ishin sërish bashkë, sepse aktori sapo reflektoi mbi martesën me yllin e “Maleficent II”.




Në një intervistë për “HFPA”, 62-vjeçari rrëfeu detaje nga martesa  me bashkëshorten e tij të pestë Jolie, që nisi në vitin 2000 dhe përfundoi në vitin 2003.

“E kujtoj atë periudhë si një moment fantastik. Angie vijon të jetë mikesha ime dhe është një person i mrekullueshëm. Ka kaluar kaq shumë në jetë. Ajo merr përsipër filma, që mendon se janë të rëndësishëm për të, edhe nëse dështojnë apo kanë sukses, nuk ka asnjë rëndësi. Për këtë e respektoj shumë” – u shpreh aktori.

Sipas Thornton, arsyeja e vetme përse martesa e tyre shkoi drejt divorcit, ishte për shkak të këndvështrimeve krejtësisht të ndryshme që kishin për mënyrën e jetesës.

“Pra kjo është e vetmja arsye përse nuk jemi bashkë. Secili nga ne kërkonte të ndërmerrte një rrugë të re në jetë”, përfundoi aktori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.