AKTUALITET

Keni bërë plane për fundjavë? Rriten temperaturat por …

15:58 - 15.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa ditën e djeshme shirat janë rikthyer në vendin tonë, të gjithë jemi kurioz të dimë sesi do të jetë fundjava. A do të ketë shi? Apo, mund të shkojmë në plazh?




Sipas Meteoalb, moti sot vijon me kthjellime dhe vranësira të cilat në mesditë sjellin shira në Veri – Qendër por pasditja lokalizon shirat në Qendër dhe zonat Lindore.

Vonë në mbrëmje shirat largohen nga pjesa më e madhe e vendit. Fundjava mbetet me kthjellime dhe vranësira gjatë orëve të paradites por vranësirat fuqizohen në pjesën e dytë të ditës duke sjellë shira afatshkurtër thuajse në të gjithë vendin të shtunën dhe kryesisht në zonat Lindore ditën e diel.

Temperaturat sot paraqiten me rënie të lehtë duke shënuar maksimalisht 29°C ndërsa fundjava sjell rritje graduale të temperaturave duke ngjitur maksimumin në 32°C.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.