Sociale

Kompensimet mujore, ja kategoritë e pensionistëve që përfitojnë

15:40 - 15.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Pas datës 1 korrik të këtij viti, rreth 665 mijë pensionistë në vendin tonë do të përfitojnë rritje pensioni me 2.8% sipas vendimit më të fundit të qeverisë. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot vendimin e plotë të Këshillit të Ministrave sipas të cilit do të përfitojnë rritje të masës së pensionit disa lloj kategorish të pensionistëve. Kështu nga indeksimi do të preken edhe pensionet që do të caktohen nga data 1 korrik 2018-të. “Indeksimin, sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij vendimi, e përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1.7.2018 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri më 30.6.2018, përfshirë edhe këtë datë”,-theksohet në vendim. Në këtë të fundit, më tej nënvizohet se pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me ligjin, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, nuk do të jenë më pak se 13 378 lekë dhe më shumë se 26 757 lekë në muaj. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave edhe pensionet e parakohshme, me datë fillimi nga 1.7.2018 e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 13 378 lekë në muaj.




Kompensimet mujore
Të gjithë përfituesit e pensioneve me datë të fillimit të pensionit deri më 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, përveç pensionit, do të përfitojnë edhe kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave. Por kjo me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave, pas indeksimit të pensioneve të jetë deri në 15 028 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, përfshirë edhe përfituesit e pensioneve. Ndërsa për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare, kjo shumë e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave, pas indeksimit 2.8% nuk duhet të jetë më shumë se 14 528 lekë në muaj.

Sipas vendimit është parashikuar që kompensimi do të prekë edhe pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare të caktuara sipas paragrafit të katërt të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, por me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave, të arrijë deri në 9 851 lekë në muaj.
“Kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; nr.763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; nr.415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”; dhe nr.477, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, do t’i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione të parakohshme sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, me datë fillimi nga 1.7.2018 e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor të parakohshëm plus kompensimin e të ardhurave të jetë deri në 15 028 (pesëmbëdhjetë mijë e njëzet e tetë) lekë në muaj”,-thuhet në vendimin e qeverisë. Në këtë të fundit theksohet se pas datës 1.7.2018, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të qytetit me datë fillimi deri në 31.12.2014, shtuar me kompensimet nuk mund të jenë me të vogla se 15 528 lekë në muaj, të ardhurat maksimale arrijnë 27 257 lekë në muaj, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë me të vogla se 10 051 lekë në muaj ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e parakohshme, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15 528 lekë në muaj.

Kompensimet mujore

Përfituesit e pensioneve do të përfitojnë edhe kompensimet për të ardhura mujore minimale, me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave të jetë:
a) deri në 15 028 (pesëmbëdhjetë mijë e njëzet e tetë) lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, përfshirë edhe përfituesit e pensioneve sipas ligjit nr.150/2014;
b) deri në 14 528 (katërmbëdhjetë mijë e pesëqind e njëzet e tetë) lekë në muaj, për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare;
c) deri në 9 851 (nëntë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e një) lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare të caktuara sipas paragrafit të katërt të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
n Kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave do t’i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensionet me datë fillimi nga 1.7.2018 e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor të parakohshëm plus kompensimin e të ardhurave të jetë deri në 15 028 (pesëmbëdhjetë mijë e njëzet e tetë) lekë në muaj.
n Përfituesit e pensioneve, do të marrin edhe kompensimet “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”; “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.