Rusi 2018

“Qan shumë shpejt kur…”, nëna i zbulon sekretet Ronaldos: Do doja të kthehej te Mançesteri

15:47 - 15.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Portugalia do të përballet sot me Spanjën në orën 20:00, në supersfidën e Grupit B. E gjithë vëmendja do të jetë ylli portugez, i cili është dhe fituesi aktual i topit të artë, si dhe fituesi i Ligës së Kampionëve.




Nëna e Ronaldos, Dolores Aveiro, në prag të sfidës së sotme ka rrëfyer rrugët e djalit të tij. Në një intervistë për “Le Parisien” ka treguar se 33-vjeçari qan shumë lehtë, ndërsa ka shprehur gjithashtu dëshirën që Ronaldo të kthehej te Mançesteri.

“Djali im qan shumë lehtë. Nëse ka një mik në shtëpi që ka një problem familjar ose një sëmundje, ose kur sheh në raporte televizive fëmijë që vuajnë, lotët i vijnë shpejt. Ai kurrë nuk më ka bërë të trishtuar, gjithmonë më ka dhënë shumë gëzime, sepse ka fituar shumë gjëra. Do të doja që të kthehej në Manchester”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.