POLITIKË

Rama u shkruan letër dibranëve: Hallall kush më ka sharë dhe tallur për Rrugën e Arbrit, nëse …

15:04 - 15.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë do të jetë të dielën në Peshkopi. Ka qenë vetë numri një i Qeverisë që ka bërë të ditur një gjë të tillë, teksa përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një letër të shkruar me dorë. Me anë të kësaj letre ai i drejtohet dibranëve, teksa shkruan se i ka hallall sharjet, talljet dhe telendisjet për Rrugën e Arbrit, nëse do të vijë në orën 10:30 të dielën në Peshkopi, për nisjen e punimeve për këtë aks rrugor.




Ja letra

“Çdo dibran që më ka telendisur në Facebook me sharje dhe tallje për Rrugën e Arbrit i ka hallall të gjitha po erdhi të dielën në Peshkopi (ora 10:30) ose në Klos (Ora 12:00) për fillimin e punimeve të pritura për 100 vjet. Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në Fb në pamundësi për të ardhur”, – shkruhet Rama në Facebook, të cilën e ka shoqëruar në fund me një emoji buzëqeshje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.