Rusi 2018

Sakrifica e pabesueshme e tifozit për një biletë në Botëror

15:10 - 15.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çfarë nuk do të bëhej për të asistuar në një Botëror të pritur një jetë të tërë?




Pak a shumë gjithçka, mbi të gjitha nga aspekti ekonomik. Refuzime, kursime, vetëm për të prekur ato bileta.

Sidomos, nëse në realitet ndonjë biletë ekziston, por është për kategoritë e mbrojtura. Për sportdashësit me aftësi të kufizuara, por jo vetëm. Në faqen zyrtare të FIFA ka disa kushte për t’i siguruar ato bileta. Si për shembull, obeziteti. Pikërisht këtu, në kokën e Miguel, tifozit peruan 24-vjeçar u ndez shkëndija.

Është vetë tifozi i vetësakrifikuar ai që tregon historinë unike për agjencinë DPA. 35 dhe 25 janë shifrat magjike.

E para është indikatori i peshës trupore për të bërë kërkesë për certifikatë të obezitetit, ndërsa e dyta përfaqëson kilogramët që Miguel duhet të shtonte në tre muaj për të siguruar peshën e nevojshme që do të çonte te biletat.

“Biletat përfunduan menjëherë dhe nuk mund të qëndroja jashtë Botërorit. Jam një tifoz i zjarrtë i Peru dhe pashë të gjitha ndeshjet kualifikuese, edhe kur ishim vetëm 20 mijë kundër Ekuador. Prandaj premtova se do të vija në Rusi”, deklaroi Miguel.

Mision i realizuar, edhe pse nuk ishte aspak e lehtë.

“Shkova të shoh kushtet për biletat e rezervuara. Të ishe në karrocë me rrota, diçka specifike për gratë e më pas obeziteti. Të kishe 35 IMC. Mata peshën time dhe bëra disa llogari. Duhej të shtoja në peshë me 25 kg. Në fillim bleva biletën, më pas nisa të shëndoshem. Kam ngrënë gjithçka, shumë karbohidrate. Kisha tre muaj për të paraqitur çertifikatën e obezite dhe për fat ia dola. FIFA e pranoi. Gjithsesi, për të qënë i sigurtë vazhdova të ushqehem, për shkak të frikës se nuk do të më lejonin të kaloj”, rrëfeu tifozi 20-vjeçar i Perusë, që shtoi 25 kg për të siguruar biletën në Botëror.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.