SHËNDET

Studimi/ Çfarë ndodh nëse flini gjumë me orë të tepruara

21:02 - 15.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një studim i ri i publikuar në revistën ‘BMC Public Health’ ka zbuluar se gjumi i tepërt është po aq i dëmshëm sa të flini pak.




Sipas studiuesve gjumi i tepwrt sjell probleme shëndetësore si: presioni i lartë i gjakut dhe nivelet e larta të kolesterolit.

Për këtë konstatim, hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e 133,608 koreanëve të moshave 40 deri 69 vjeç.

Rezultatet e studimit kanë treguar se meshkujt që flenë më pak se gjashtë orë brenda nate janë më të prirur ta zhvillojnë sindromën metabolike sesa ata që flenë tetë orë.

Sindroma metabolike i referohet një numri të sëmundjeve, duke përfshirë nivelet e larta të sheqerit në gjak, nivelet e larta të kolesterolit në gjak, presioni i lartë i gjakut, etj.

Por, thuajse të njëjtat rezultate kishin dalë edhe për ata që kishin fjetur dhjetë orë brenda nate.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.