AKTUALITET

Video e plotë/ Artistët protestë për shembjen e Teatrit: Këtu është jeta jonë!

19:48 - 15.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Artistët janë mbledhur në këtë të premte përballë godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë për të protestuar kundër shkatërrimit të ndërtesës.




Kërkesa e tyre është që, qeveria të tërhiqet nga shkatërrimi i Teatrit Kombëtar dhe të gjendet një zgjidhje për të ruajtur godinën që sipas tyre është një monument kulture.

Në fjalën e saj në këtë protestë, aktorja e njohur Roza Anagnosit, dhe tha që është mëkat po të shembesh këtë teatër që kanë punuar me dhjetëra gra që sot janë ikona.

“Këtu është jeta, jonë. Të them që të prishet është një mëkat i madh. Ato figura të mrekullueshme gra që kanë luftuar për këtë teatër, por nuk janë përmendur”, tha ajo

Ndërsa aktori Arben Derhemi tha se “e shtyjnë nga mbrapa Edi Ramën se janë miliona para që fshihen prapë. Ky vend ka Zot, ka Zot shpirti i aktorëve që nuk do të vdesin kurrë”.

Protestën e artistëve e ka publikuar dhe Partia Demokratike, e cila duke nxjerrë në profilin zyrtar të saj videon live, shkruan se është pro artistëve dhe kundër vendimit të qeverisë për shkatërrimin e Teatrit.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Po cfare keni, ju prishet cerdhja ,se beni nje theater ne vit?a e din se e merni not rogen duke pure e made neper gone njerzit, ( Jo te gjithe.)po do te ndertohet I ri dhe ju Ku ta gjeni te behet godine e re.firmosni kontraten per godine te re dhe ne ate vend dhe eshte kaq thjeshte.

    Përgjigju ↓