BLUETOOTH

Intervista/ Aurela Hoxha: Planet për martesë dhe jeta ime private

16:00 - 16.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elsa Doda –  ‘Showgirl’-i shqiptar rrëfen çfarë e largoi nga Shqipëria – Synimi i tregut ndërkombëtar me markën e rrobave




Prej disa kohësh ajo i ka munguar publikut shqiptar.  Angazhimi i saj tashmë synon tregun ndërkombëtar. Flasim për Aurela Hoxhën, që prej disa kohësh është angazhuar me linjën e veshjeve të banjës. Në rrëfimin e dhënë për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” ‘showgirl’-i shprehet se në jetën private ndjehet mirë, por edhe këtë herë nuk pranon të ndajë me publikun lidhjen e re të dashurisë.

Aurela, prej disa kohësh jeni zhvendosur në Spanjë, si po ju ecën jeta atje?

Nuk jam zhvendosur në asnjë vend për momentin, jam thjesht me projekte në Spanjë, Paris dhe Milano. Po punoj pak me markën time jashtë Shqipërisë, por akoma nuk jam zhvendosur në asnjë vend përfundimisht. Janë udhëtime pak më të gjata , por dua që marka ime të marrë rrugë jashtë vendit.

Rreth një muaj më parë realizuat në Barcelonë sfilatën për linjën e bikinive, shkoi sipas pritshmërive tuaja?

Po, ishte një organizohem i bukur, i mbështetur nga ambasada jonë në Spanjë e gjithashtu nga shumë media dhe ndërmarrje të rëndësishme këtu. Pati impakt të mirë, ka edhe shitje e kërkesa, për hir të së vërtetës jashtë pritshmërisë sime. Uroj që të jetë vetëm fillimi ky, të suprizohem për mirë në çdo hap të linjës sime.

A synoni tregun ndërkombëtar me linjën “Aurela Hoxha Swim Made in Albania”?

Tashmë është pikësynimi im dhe puna ime primare, ka pak kohë që jam tërhequr nga çdo gjë tjetër, flas këtu për projekte televizive dhe punë të tjera të mijat në Tiranë, për t’iu përkushtuar vetëm kësaj.

Modele, aktore, bizneswoman, me çfarë tjetër do e surprizoni publikun?

Është mirë të kesh shumë eksperienca, të testosh veten në shumë drejtime dhe të gjesh veten. Unë kam disa projekte, pasi pasioni im si aktore është parë që kishte të fshehur dhe talent, dhe kjo ka bërë të kem plane, oferta dhe shumë projekte të tjera, të cilat besoj do t’u përkushtohem për sa kohë pasioni im për filmin, televizionin vazhdon i njëjtë.

Me çfarë projekti jeni duke punuar momentalisht, mund të na jepni disa detaje?

Momentalisht jam tërësisht e përkushtuar në linjën e veshjeve të banjës, pra markës sime, qe të jetë një markë e njohur edhe në vende të rëndësishme, siç është Spanja, Franca, Italia. Kam edhe oferta për punë të tjera lidhur me modën, filmin, gjithmonë në këto vende ku po punoj, kam edhe në Shqipëri disa projekte, për të cilat është shumë herët të flas, për sa kohë jam tërësisht e fokusuar në markën time.

Në rrjete sociale ju kemi parë në studion e “Belleejour”, na tregoni pak mbi këtë?

Është një studio kreative, me të cilën po bashkëpunoj njëkohësisht në disa projekte, një prej tyre do jetë një film me metrazh të shkurtër, për të cilin jemi në fazë përgatitore. Gjithashtu, po punoj me ta për promovimin e linjës sime. Bashkëpunova për sfilatën, janë një ekip shumë i mirë dhe që për momentin kam gjetur veten. Po më ndihmojnë në disa drejtime, për të njohur tregun këtu dhe për ta eksploruar.

Çfarë po ju mungon më tepër nga Shqipëria? A është në planet e tua rikthimi?

Shqipëria është ajo që më ka bërë kjo që jam. Çdo projekt i imi ka gjithmonë parasysh tregun “tim”, pra publikun shqiptar. Unë kam vetëm pak kohë që isha me një projekt mjaft të ndjekur në Shqipëri, siç është  “Dance With Me”! Besoj do kemi të reja shumë shpejt…

Si po shkon jeta private?

Jeta private dhe publike në këtë rast nuk janë të ndara si me thikë, dua të them që puna ime është dhe pasioni im më i madh, kjo më bën të jem e lumtur dhe të kaloj momente të mira.

A ishte partneri, arsyeja pse u larguat nga Shqipëria?

Siç e thash pak më lartë, unë nuk jam larguar nga Shqipëria, kam projekte jashtë, siç kam pasur edhe më herët, thjesht tani është diçka më e madhe, më konkrete siç është marka ime dhe kjo po më mban pak më gjatë të larguar, por nuk jam zhvendosur në asnjë vend tjetër.

Pse nuk flisni për të dashurin apo ta bëni publik?

Jeta ime sentimentale nuk ka pse të ketë asnjë interes për publikun, pasi ata që më duan dhe ndjekin mua, janë ata që kanë pëlqyer apo dashur çdo gjë që unë kam bërë prej vitesh në modë apo televizion dhe shumë projekte të tjera, por asnjë herë për ndonjë gjë tjetër lidhur me jetën time sentimentale, nuk është ajo që do bej sensacion te publiku, s’do jetë kurrë. Ajo është pjesë shumë intime e imja dhe nuk dëshiroj ta ndaj me asnjë.

Sa e dashuruar ndjeheni?

Ndjehem shumë mirë!

A keni plane për martesë? Po për fëmijë?

Nuk janë plane, as mendime të cilat do t’i ndaja me publikun në asnjë rast. Këto janë gjëra kaq intime, sa vetëm të tilla kanë kuptim dhe “shije” .

Para disa kohësh treguat se jeni bërë vegjetariane, çfarë ju shtyu drejt kësaj?

Dashuria ime e madhe për kafshët është gjithashtu një jetë shumë e shëndetshme dhe e mirë. Ka shumë ushqime të cilat e zëvendësojnë mishin dhe nëse do mundja, do të bëja gjithçka që të gjithë njerëzit të ndjekin rrugën time. Është kaq bukur t’i duash dhe t’i mbrosh kafshët, ato janë qenia më e pastër në planet. Do doja siç thash më lartë të kisha mundësi të bëja gjithçka për to.

Dini gjithmonë si të tërhiqni vëmendje me ‘look’-un tuaj, ku frymëzoheni?

Nuk kam një pikë frymëzimi, edhe pse influencohem nga trendet dhe moda e fundit, çdo tendencë ndjek dhe sigurisht e bëj pjesë të ‘look’-ut tim, por gjithmonë ka pak Aurel në gjithçka timen, siç mendoj që është e drejtë të jetë, që të gjithë të ndjekim modën, duke lënë aty brenda pak nga vetja.

Përveç plazhit dhe rrezeve të diellit, çfarë bëni në kohën e lirë dhe me kë e kaloni më së shumti?

Më pëlqen të lexoj, të vrapoj, të njoh vende dhe kultura të reja, është bukur të kesh kohë për të njohur gjithçka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.