Kronikë

Detaje/ Gruaja vret bashkëshortin me armë në mes të tregut, kishin dy fëmijë të mitur

09:40 - 17.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kishin shkruar si çdo mëngjes, në treg, aty ku dhe punonin. Por një grindje mes çiftit, shkaktoi një krim në familje.




Violeta Donaj 35 vjeçe ka vrarë me pistoletë bashkëshortin, Kujtim Donaj rreth orës 07:00 të mëngjesit në tregun e Milotit në Kurbin.

Ata ishin prindër të dy fëmijëve të mitur. Njëri nga fëmijët është 14 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të mbipopulluar.

Krim në familje, gruaja vret burrin me pistoletë

Pasi ka qëlluar me pistoletë në drejtim të bashkëshortit, Violeta Donaj ka tentuar të largohet. Ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.