AKTUALITET

FOTO/ Aksident i rëndë në Milot, 5 të plagosur. Bllokohet rruga

18:56 - 17.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Milot, ku deri më tani raportohet për disa të plagosur.




Nga të dhënat e para mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, dhe nga ku kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Nuk dihet ende identiteti i të plagosurve, si dhe shkaqet e përplasjes së fortë, teksa nga foto e siguruar nga “Gazeta Shqiptare” shihet qartë se impakti ka qenë i fortë.

Nga aksidenti është krijuar radhë e gjatë automjetesh, ndërsa policia në vendngjarje ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Informacion paraprak

Më datë 17.06.2018, rreth orës 17:20, në Fushë Milot, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përfshirë 3 mjete, konkretisht mjeti tip Benz me drejtues shtetasin B.D., mjeti tip Suzuki me drejtues shtetasin M.K. dhe mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin I.T.

Për pasojë janë lënduar 5 shtetas, pasagjerë në mjetët e përfshira në aksident të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia Rrugore në vendngjarje po menaxhon trafikun e krijuar nga bllokimi i rrugës nga aksidenti.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.