Horoskopi

Horoskopi i datës 17 Qershor 2018

00:00 - 17.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Me Hënën armiqësore mund të keni mosmarrëveshje me një familjar që ndërhyn në punët tuaja. Nuk keni fare dëshirë t’i thoni sesi doni të silleni. Do të keni pika të përbashkëta me dikë që ka ditur t’ju tërheqë vëmendjen, por nuk do të jetë e lehtë të pajtoheni.

Nëse në punë doni të jeni i qetë, përmbajuni në mënyrë të përpiktë rregullave dhe shmangni kundërshtimin e vazhdueshëm të veprimeve të eprorëve. Jeni të papërmbajtshëm, edhe për gjërat me të vogla. Organizohuni mirë, pushoni më shumë, zbavituni me miqtë.

Pozicioni i Hënës do të bëjë që situata të acarohet. Luftojini mendimet e këqija me një shëtitje në park apo duke dëgjuar muzikën tuaj të preferuar. Mund të bëni njohje të reja të këndshme. Do të përjetoni emocione të bukura.

Keni dëshirë të vendosni mirëkuptim edhe më të thellë me personin e zemrës, që do t’ju kuptojë menjëherë dhe do t’ju dëgjojë. Keni përkrah një partner vërtet të veçantë! Do të zmadhoni rrethin e të njohurve dhe do të krijoni kontakte të shumta me njerëz të ditur.

Me mbështetjen e Hënës që ju favorizon do ta peshoni mirë një zgjedhje që do të bëni dhe do t’ia nisni punës. Do t’i tejkaloni situatat e zënkave dhe do të jeni bujarë. E keni kuptuar se për të zgjidhur disa çështje nuk duhet thjesht të mendoni, por edhe duhet të veproni.

Në ambientin që frekuentoni, ka persona me të cilët keni të përbashkëta, por duke qenë se jeni i zënë me çështje të përditshmërisë, nuk e kuptoni. Mos ëndërroni udhëtime dhe ndryshime në vende utopike, nuk është koha të merrni nisma të reja.

Me Saturnin dhe Uranin bashkëpunëtorë, mund të angazhoheni për të mbushur disa mungesa njohurish dhe të arrini të përgatitur për një sfidë shumë të pritur profesionale. Me Venusin mik, është e mundur që një krizë në çift të zgjidhet.

Shqetësimi nuk do të jetë i lehtë për t’u mbajtur nën kontroll. Do të bëjë që marrëdhëniet me të tjerët t’i keni sipas kapriçove të humorit. Qetësohuni! Nuk do të pranoni propozimin e një të njohurit, sepse më vonë do t’i ndiheni në borxh.

Me Jupiterin që i bashkohet shenjës suaj, padituria për t’i vënë fre sjelljes suaj në disa raste mund të shkaktojë ndërlikime. Prandaj veproni me mend. Jupiteri mund të bëjë që të keni disa vonesa administrative të bezdisshme. Kini durim dhe mos u dorëzoni!

Hëna në qiellin tuaj ju bën të provoni emocione të ndryshme. Nga një anë do të jeni ëndërrimtarë dhe të shkëputur, nga ana tjetër pasionantë dhe të angazhuar. Me partnerin mund të keni vështirësi të mirëkuptoheni rreth çështjeve që kanë mbetur në vend.

Me bashkëveprimin e Neptunit në shenjën tuaj, priten gjëra të mira në fushën e dashurisë. Përgatituni të përfitoni. Do të keni në maksimum aftësinë tërheqëse dhe joshëse. Jeni duke shkuar drejt një të ardhmeje të shndritshme në dashuri.

Me ndikimin Hënës që bashkëvepron me Venusin, pritet të kaloni një ndjenjë vështirësie që nuk mund ta shpërfillni lehtë. Bëni kujdes se çfarë thoni dhe sjelljes së papërshtatshme që mund të keni, sepse mund t’ju shkaktojë probleme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.