Tech

Lajm i mirë nga Instagrami! Videot që postoni do të jenë deri…

16:14 - 17.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përdoruesit e Instagram marrin një lajm të mirë. Shumë shpejt të gjithë të “apasionuarit” pas videove do të kenë mundësinë të postojnë në rrjetin social video të gjatë deri në 1 orë.




Sipas një raporti të ri, kompania po konsideron të zgjerojë risinë e “videos vertikale” dhe ka bërë bisedime me producentët për klipe të gjata të veçanta për Instagram.

Aplikacioni i njohur aktualisht të jep mundësinë e një video me një kufizim 60 sekonda, dhe në Stories me 15 sekonda.

Gjithashtu përdoruesit mund të transmetojnë video live deri në 1 orë, por Wall Street Journal shkruan se Instagram po përpiqet ta zgjerojë limitin e kohës për videot jo live.

Në fakt ky format përdoret tek Stories, por nuk është e qartë nëse limiti i ri kohor do të aplikohet vetëm në këtë kategori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.