Rusi 2018

Maradona: Sampaoli nuk do të shkelë më në Argjentinë!

19:39 - 17.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një deklaratë e tillë pritej! Për më tepër që mes Diego Maradona dhe Jorge Sampaoli nuk ka patur kurrë një marrëdhënie të mirë.




Dhe pas barazimit 1-1 ndaj Islandës, ku Messi humbi një penallti, ish-futbollisti legjendar i hedh benzinë zjarrit.

“Nëse Argjentina vazhdon të luajë kështu, Sampaoli nuk do të ketë mundësinë të kthehet më në Argjentinë, në vendlindjen e tij. Skema e lojës ishte një leckë. Duke ditur që islandezi më i shkurtët ishte 190 cm, goditjet nga këndi vazhdonte ti bënte direk. Mos varrë nuk e di që mund të niset edhe me pasim një korne? Nuk ia vë fajin futbollistëve, që u munduan maksimalisht, por kjo u pa, ashtu si u pa që ishte një ekip i papërgatitur nga trajneri. Islanda ishte më shumë ekip se Argjentina dhe ky është faj i trajnerit.”, tha Maradona.

Kampioni i Botës në vitin 1990, shtoi:

“Rrezikojmë të humbasim në ndeshjet e tjera dhe lus Zotin që kjo mos të ndodhë. Nuk ditëm të thyejnë Islandën, si pretendon ky trajner të dalë kampion bote?”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.