Kryesore

“Me një gur vret dy zogj”, Rama i merr PDIU-së dy deputetet

11:07 - 17.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Me një gur, vrau dy zogj”… Teksa ishte në Dibër, për nisjen e punimeve për Rruga e Arbrit kryeministri Edi Rama ka mësuar se numri i deputetëve të tij rritet.




Kështu dy deputetë të PDIU-së kanë kaluar me Partinë Socialiste. Dy deputetet e PDIU-së, të cilat morën mandatin në Dibër dhe Elbasan, Reme Lala dhe Elena Xhina prej ditës së sotme i janë bashkuar Partisë Socialiste.

Unë iu kam thënë dibranëve që unë nuk kam parti, partia ime është Dibra. Nuk bëhem pjesë e lojërave politike. Në këtë vit të parë kam mundur të shoh e të përjetoj shumë gjëra dhe kam kuptuar se nuk janë të gjithë njësoj si nga televizor. Unë dua të bashkohem me më të mirët, me Olta Xhaçkën dhe Lindita Nikollën. Dua të bashkohem me PS, se nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk kemi parë”, tha Reme Lala sot në Dibër.

Ajo nuk u ndal me kaq, por tha se në këtë ceremoni është e pranishme edhe Elena Xhina, deputetja çame e Elbasanit, e cila ka vendosur t’i bashkohet Partisë Socialiste. Xhina zuri vendin e Bujar Muçës, pasi ky i fundit u detyrua të lërë mandatin.

Gjithmonë zemrën peshë ke për të na e mbajtur me këto surpriza zoti Kryeministër. Kjo është rruga e ëndrrës së çdo dibrani. Gëzimi i madh sot edhe për Dibrën e Madhe, ne këtej dhe vëllezërit e motrat tona andej kufirit. Në këtë shesh ku jemi sot, në çdo fushatë të çdo partie rruga e Arbrit ka qenë kryefjala e premtimeve dhe pas çdo zgjedhjeve kryefjala e zhgënjimeve. Faleminderit Edi Rama se ma shpëtove mandatin. Bravo të qoftë se përsa i përket Dibrës, i shpëtove nderin politikës, qeverisë dhe vetes”, tha deputetja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.