Kryesore

Nuk ishte suprizë! Idrizi paralajmëroi largimet e dy deputeteve: Fantazmat e hashashit

11:23 - 17.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Largimi i dy deputeteve të PDIU-së drejt Partisë Socialiste u duk një surprizë këtë të diel. Deputetja e Dibrës, Reme Lala e cila dha lajmin e largimit tha se bashkohej me më të mirët dhe se kryeministrit Edi Rama kishte mbajtur premtimin për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.




Ajo tha se deputetja e Elbasanit, Elena Xhina do të bashkohej me PS.  Por në fakt kjo lëvizje nuk ndodhi sa hap e mbyllë sytë. Këtë gjë e paralajmëroi më shumë se një javë më parë kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

“Me një gur vret dy zogj”, Rama i merr PDIU-së dy deputetet

Në 9 qershor, Shpëtim Idrizi, i cili ishte në dijeni për këto largime, do të deklaronte: Kështu do të na kenë sa herë që ata mendojnë se fitojnë, sa herë që mendojnë se nëpërmjet kulisës do ia dalin të zhdukin këtë aspiratë kombëtare që quhet Çamëri! Këtu do të na kenë si thumb i ngulun në trurin e tyre pervers, sa herë që do të mendojnë se do të zhdukin vullnetin politik të një partie kombëtare si PDIU. Sido që të numërojnë votat, sido që të bëjnë llogaritë e mandateve tona, nuk shbëjnë dot një fakt të thjeshtë që gati 80 mijë shqiptarë votuan PDIU-në nga veriu në jug, pa kurrfarë dallimi krahinor, toskë e gegë, kristjanë dhe myslimanë. Këtu do të na kenë si thumb të ngulun në trurin e tyre marrok sa herë mendojnë që do të shpërbëjnë një organizim politik si PDIU apo Shoqatën “Çamëria”. Le të çojnë emisarë, apo të shpërndajnë viruse si krimba toke, por nuk e prishin dot gjithë këtë lëvizje, sepse kjo nuk është partia e dikujt, por është Partia e një kauze që kërkon drejtësi. Ata me marrëveshje, Kod a presion mund të vjedhin mandatin e Shpëtim Idrizit, Takut, Mesilës a Nustretit, por ti nuk vjedh dot historinë tonë, misionin, arsyen përse Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është në politikë. Por, ja ku u themi që neve nuk na mundi dot Zerva dhe Enveri e jo më pinjollët e tij dhe fantazmat e hashashit!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.