AKTUALITET

Rikthehen punimet në aksin Tiranë-Durrës, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm

18:31 - 17.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autostrada Tiranë-Durrës do të qëndrojë e hapur deri në fund të kësaj të diele, pasi ditën e nesërme në orët e mëngjesit parashikohet rinisja e punimeve në segmentin Maminas – Sukth në drejtimin Tiranë– Durrës.




Autoriteti Rrugor ka njoftuar të gjithë shoferët se devijimi I trafikut do të nisë nesër dhe do të vijojë deri ditën e enjte.

“Trafiku ne drejtim Tirane-Durres devijohet ne kryqezimin e Maminasit ne drejtim te rruges dytesore. Automjetet qe udhetojne nga Tirana ne drejtim te Durresit duhet te futen ne nenkalimin e Maminasit ( Lalezit) te Autostrades dhe te vazhdoje ne rrugen dytesore deri ne kryqezimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin perseri ne autostrade ose te vazhdojne ne rrugen dytesore.

Keshillojme gjithashtu qe mjete e transportit te rende qe udhetojne nga Fushe Kruja ne drejtim te Durresit te kthehen ne rrugen dytesore ne Vore duke perdorur nenkalimin e rruges se re.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Maminas – Sukth do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.”- njofton ARRSH.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.