LIFE STYLE

Si ta kuptosh nëse ai është xheloz

22:13 - 17.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përgjethësisht, xhelozia është përgjigja më e thjeshtë kur një person është i pasigurt në vete. Xhelozia në pak raste mund të fshihet për shkak se dallohet fare lehtë nga gjuha e trupit dhe fjalët.




Këto janë shenjat që tregojnë nëse  ai është xheloz:

Nëse vëren mënyrën si vishesh

Një formë e mirë për të kuptuar nëse ai është xheloz, është nëse e mbikëqyr formën tënde të  veshurit. Përgjithësisht, burrat xheloz, nuk u pëlqen që partnerja e tyre të vishet në një mënyrë që mund të bie më shumë në sy të tjerëve.

Nëse i dashuri yt është gjatë gjithë kohës duke zgjedhur se çfarë do të veshësh ti, duhet të dish se ai është xheloz.

Nëse nuk do që ti të kesh shokë

Sa herë që ti i flet për ta, bëhet keq ose të thotë se nuk i pëlqejnë. Kur një burrë është xheloz nuk do që e dashura e tij të dalë, shoqërohet ose të flasë me të tjerë meshkuj.

Ai do të tentojë të largoj nga shoqëria jote, për të ndjerë veten më të sigurt. Nuk është gjë e mirë të e lejosh  të largojë nga shoqëria jote. Edhe nëse ai do të thotë vazhdimisht se shoqëria në mes mashkullit dhe femrës nuk ekziston.

Të pyet sa herë që bie telefoni se kush është

Nëse ai çdo herë të pyet sa herë që bie telefoni yt se kush të thërret, atëherë kjo është shenjë e xhelozisë.

Kjo ndodh sa herë që shkruan me dikë, menjëherë do të dijë se me kë bisedon, ose do e marrë vesh këtë në forma të ndryshme.

Nëse e merr për të keq nëse dikush të bën lajka

Nëse ai e merr për  keq kur një person të bën lajka, ose të thotë sa e bukur që je bërë, ose të shikon shumë, kjo për të është kërcënim, dhe kjo nuk ka të bëjë asgjë me mënyrën se si ti sillesh.

Dyshon dhe pyet shumë herë

Një shenjë shumë e qartë nëse është xheloz është kur ai dyshon në gjithçka që ti thua.

Një shenjë e qartë e xhelozisë së tij është kur ai vazhdimisht pyet se ku je? Me kë je? Kush është aty me ty ?

Nëse këto karakteristika të duken të njohura për ty. Atëherë ke nevojë të flasësh me të për të zgjidhur këtë çështje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.