Kronikë

Video/ “Ç ‘bëra unë”, si u arrestua gruaja që qëlloi me katër plumba burrin

13:55 - 17.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ky është momenti i arrestimit të 35-vjeçares, Violeta Donajt, e cila ekzekutoi me katër plumba burrin e saj Kujtim Donaj mëngjesin e kësaj të diele.




Detaje/ Gruaja vret bashkëshortin me armë në mes të tregut, kishin dy fëmijë të mitur

Siç mëson Gazeta Shqiptare çifti kishte dy fëmijë dhe çdo të diel dilte tek tregu i Milotit. Kjo video tregon se 35-vjeçarja është në gjendje të rëndë psikologjike dhe mes kujës thotë: ç ‘bëra unë….

Po ashtu një efektiv policie që e shoqëron, dëgjohet teksa thotë: Tani iku, mendoni për fëmijët.

Dëshmitarët thanë se fillimisht mes tyre ka patur debat me pas gruaja ka nxjerrë armën dhe e ka vrarë me katër plumba. Një nga tregtarët i tha policisë se viktima i kishte kërkuar gruas të bënte sa me shpejt 10 mijë lekë të vjetra xhiro dhe t’ia jepte atij.

Krim në familje, gruaja vret burrin me pistoletë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.