AKTUALITET

Censura, Budina rrëfen si janë ndarë aktorët

22:25 - 18.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Regjizori Robert Budina në emisionin “Studio e Hapur” u shpreh se artistët vetëcensurohen për të përfituar diçka më të mirë.




Robert Budina: Po sigurisht që ka artistë të ndarë në rozë dhe në blu. S’është problem, por artisti manipulon publikun duke e çuar te roza apo bluja.

Eni Vasili: A ka presion politik?

Robert Budina: Nuk besoj që mund të ketë. Aktorët vetëcensurohen,vetëofrohen në shkëmbim të diçkaje më të mirë.

Çfarë i ndan aktorët sot?

Laerti: Asgjë s’i ndan, të gjithë duan teatër të ri.

Roberti: Është abuzim të thuash e do apo jo teatrin e ri? Ramës nuk i intereson. Teatri është përfaqësuesi i kulturës shqiptare.

Laerti: S’e bën godina e bëjnë njerëzit.

Roberti: Po është lojë e politikës mor xhan, është mashtrim i pastër që nuk janë lekët. Ne e duam teatrin e ri, po jo në këto kushte.

Laerti: Zjarrfikësja e ka konsideruar si godinë me rrezikshmëri të lartë. Jeni ngurtësuar në një iluzion marramendas. Ne ecim me frikë se po na bie tavani në kokë.

Kush i paguan?

Vasili: Është shansi më i mirë për të pasur një Teatër të ri. Projekti është aty, u paraqit, erdhi vetë.

BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.