Tech

Facebook gabon sërish, e pësojnë 14 milionë përdorues!

16:03 - 18.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Facebook theksoi se kishte publikuar gabimisht mesazhet e postuara nga 14 milionë përdorues gjatë katër ditëve në muajin maj, gabimi i fundit për rrjetin social që shton polemikat për përdorimin e të dhënave të anëtarëve të saj.




“Së fundi ne kemi vënë re një gabim informatik që sugjeron automatikisht publikimin e mesazheve të krijuar nga disa persona”, theksoi Erin Egan, e ngarkuar me çështjen e privatësisë tek Facebook.

Ky gabim ndodhi ndërkohë që grupi po punonte për një mënyrë të re për shpërndarjen e disa elementëve të profilit të përdoruesve, si fotot.

Ky gabim ka prekur rrjetin nga 18 maji deri më 27 maj dhe Facebook ka arritur të korrigjojë gabimin që prej 22 majit, por i janë dashur pesë ditë shtesë për t’i bërë të gjitha mesazhet private, domethënë të aksesueshme vetëm për miqtë.

“Ne e kemi zgjidhur këtë problem dhe kemi filluar të paralajmërojmë të gjithë personat e prekur dhe t’u kërkojmë të verifikojnë të gjitha mesazhet që kanë postuar gjatë kësaj periudhe”, nënvizoi Egan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.