BOTA

Fëmijët po ndahen nga prindërit në kufi, Zonjat e Para kritikojnë politikën e Trump

10:55 - 18.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Zonja e Parë, Laura Bush, ka dënuar politikën e dhunshme që po ndan familjet që hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.




Në një shkrim për Washington Post, ajo përshkruan ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre si të pamoralshme dhe mizore.

Komentet e saj ndjekin polemikat në rritje rreth politikës së imigracionit “zero tolerancë” të presidentit Donald Trump.

“Kjo politikë e zero tolerancës është mizore dhe e pamoralshme. Unë jetoj në një shtet kufitar, i vlerësoj përpjekjet për mbrojtjen e kufirit tonë të jashtëm, por kjo që po ndodh ma copëton zemrën. Ne duhet të jemi një vend që ndjek të gjitha ligjet, por edhe një vend që qeveris me zemër”, ishte komenti i saj.

Më parë Melania Trump bëri një deklaratë të rrallë duke shprehur shqetësimin për këtë situatë.

Zëdhëndësja e saj u shpreh se: “Zonja e Parë urren të shoh fëmijët e ndarë nga familjet e tyre”.

Ajo përsëriti thirrjen e burrit të saj që të dyja palët të punojnë në reformën e emigracionit, si edhe për të arritur një zgjidhje.

Në 6 javët e fundit, gati 2.000 familje janë ndarë pas ndërhyrjeve energjike në kalimet kufitare.

Shume prej të rriturve që përpiqen të hidhen në anën tjetër në mënyrë të paligjshme, e pastaj të kërkojnë azil, ndalohen e përballen me ndjekjen penale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.