BOTA

Pas emigrantëve, Salvini “luftë” me romët që jetojnë në Itali

22:45 - 18.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm italian, njëkohësisht dhe zv. kryeministër në qeverinë Conte vijon reformat e programit të qeverisë së tij mes debateve e polemikave mediatike e politike.




Pas mbylljes së porteve ndaj anijeve me emigrantë klandestinë, që mbërrijnë përmes Mesdheut në brigjet italiane, Matteo Salvini ka deklaruar sot se Ministria e tij po punon për hartimin e një dosieri mbi çështjen e popullisisë rome në territorin italian.

“Do të bëjmë një regjistrim të popullsisë rome në territorin italian”, ka deklaruar ai.

“Një regjistër anagrafe me të dhënat e kësaj popullsie në territorin italian. Romët me nënshtetësi të huaj e pa leje qëndrimi do të dëbohen, ndërsa romët me shtetësi italiane do të qëndrojnë në Itali”, është shprehur Salvini.

Por ndaj deklaratave të numrit një të Minsitrisë së Brendshme italiane ka ardhur reagimi i Shoqatës së Romëve në Itali.

Kryetari i saj, Carlo Stasolla, ka deklaruar se “një regjistrim i popullsisë në bazë të etnisë, nuk e lejon Kushtetuta italiane. Ministri i Brendshëm italian duhet ta dijë këtë gjë”, tha ai.

Sipas tij, të dhënat statistikore mbi popullsinë rome ekzistojnë në bazë të kampeve të tyre formale e informalë.

“Ata pak romë pa leje qëndrimi në Itali, janë pa asnjë shtetësi”, tha kryetari i Shoqatës së Romëve, dhe dëbimi i tyre përjashtohet.

“Por mos harrojmë, tha ai, se romët italianë janë të pranishëm në territorin italian prej më shumë se gjysmë shekulli dhe mjaft prej tyre janë më italianë se bashkëkombasit italianë.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.