BOTA

Tërmet në Japoni, 3 të vdekur dhe qindra të plagosur

11:16 - 18.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tërmet i fuqishëm në Osaka, Japoni,  ka vrarë të paktën tre vetë, duke përfshirë një fëmijë dhe ka plagosur më shumë se 200 të tjerë.




Mediat japoneze thanë se një 9 vjeçare dhe një grua 80 vjeçe humbën jetën nën gërmadhat e mureve. Një burrë 84 vjeçar u zu nën një dollap librash në shtëpinë e tij.

Aeroportet në zonë u mbyllën për disa orë, linjat e trenave u ndërprenë dhe fabrikat ndaluan prodhimin.

Tërmeti me magnitudë 6.1, nuk shkaktoi një paralajmërim për cunami, i cili goditi shtatë vjet pas një tërmeti masiv me fuqi prej 9.0 shkallësh dhe një cunami që la pas vetes mbi 1 mijë e 800 të vdekur.

Japonia është një rajon veçanërisht i prekur nga tërmeti, ku ndodhin rreth 20 përqind të tërmeteve në mbarë botën me magnitudë 6.O ose më shumë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.