BOTA

Deklarata shokuese e Trump: Do dominojmë Hënën, Marsin dhe hapësirën

19:24 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti amerikan, Donald Trump premtoi se do të garantonte dominimin nga SHBA-ja për eksplorimin e Hënës dhe Marsit, por gjithashtu në çdo luftë të mundshme, me krijimin në të ardhmen të një force hapësinore.




“Amerika do të jetë gjithmonë e para në hapësirë”, deklaroi presidenti amerikan gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne nuk dëshirojmë që Kina, Rusia dhe vende të tjera të na dominojnë, ne kemi dominuar gjithmonë”, shtoi ai.

Kryekomandanti konfirmoi se e kishte përmendur këtë fakt edhe më parë.

Ai dëshiron krijimin e një force hapësinore të pavarur nga forcat ajrore, një çështje e kundërshtuar në Uashington, ku disa gjeneralë dhe parlamentarë e konsideronin më efikase dhe më të besueshme që forca hapësinore të zhvillohej brenda “US Air Force”.

Vendimi do të paraqitet në Kongres, por Donald Trump urdhëroi Departamentin e Mbrojtjes të përgatisë terrenin.

“Ne do të kemi një ushtri ajrore dhe një forcë hapësinore, të ndarë por të barabartë”, theksoi ai.

“Për të mbrojtur Amerikën, një prani e thjeshtë në hapësirë nuk mjafton, ne duhet të dominojmë hapësirën”, nënvizoi presidenti amerikan, Donald Trump.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.