LIFE STYLE

Doni të shëndosheni? Ja pesë mënyrat se si

14:05 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kemi dëgjuar shpesh shprehje: Sa jam shëndoshur, dua të dobësohem etj., si këto. Por është edhe një pjesë tjetër që kërkojnë të shtojnë disa kile që të duken më bukur.




Ata hanë shumë, por… Më poshtë po ju japim disa këshilla për ata që duan të shëndoshen.

Bëni shumë ushtrime fizike
Ushtrimet fizike janë çelësi kryesor i suksesit për të arritur peshën ideale. Ju duhet të konsultoheni me trajnerin tuaj për ushtrimet që duhet të ndiqni dhe shtesat apo suplementet ushqimore që mund tju duhet të merrni gjatë kohës që ju merreni me stërvitje apo palestër. Të paktën 3 herë palestër në javë do t’ju ndihmonte të arrinit objektivat tuaja.

Konsumoni ushqimet që ju pëlqejnë
A e dini se shëndosheni kur e shijoni ushqimin që konsumoni? Mos e kufizoni veten nga dëshirat tuaja, kur keni si qëllim të shëndosheni, por tregoni kujdes që mos të konsumoni produkte të dëmshme për shëndetin tuaj dhe mos e teproni me ëmbëlsirat dhe yndyrnat, qe nuk sjellin të mira për organizmin tuaj.

Hani mëngjes të shëndetshëm
Konsumoni një mëngjes të plotë me shumë vitamina dhe proteina. Drithërat me kos dhe me fruta të thata ose fruta të freskëta dhe mjaltë janë një mëngjes ideal. Bananet janë një frut shumë i mirë për mëngjesin pasi furnizojnë trupin tuaj me energji dhe shumë vitamina.
Konsumoni produkte organike dhe me yndyrën e tyre normale
Është kthyer në një mani kohët e fundit që njerëzit të renden pas produkteve me 0 % yndyrë ose me shumë pak kalori. Në fakt, këto produkte nëse nuk ju ngopin pasi janë zhveshur nga shumë vlera natyrale, do të bëjnë që ju ti merrni këto kalori të munguara nga burime të tjera jo gjithnjë të shëndetshme. Prandaj për të qenë sa më të shëndetshëm, specialistët këshillojnë të konsumoni produkte organike, dhe me yndyrën dhe kaloritë e tyre natyrale.

Merreni sheqerin në mënyrë natyrale
Shumë njerëz sot kanë filluar të përdorin ëmbëlsuesit në vend të sheqerit normal. Në fakt studimet tregojnë se ëmbëlsuesit nuk janë të shëndetshëm pasi gënjejnë trurin se po merr sheqer por ky boshllëk plotësohet gjatë ditës në mënyra të tjera duke konsumuar më tej ushqime të ëmbla. Ajo që këshillohet si për personat që duan të humbin peshë si për ata që duan të shtojnë peshë është konsumimi i sheqerit natyral nga frutat, të cilat janë të shëndetshme dhe nuk kthehen në dhjam

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.