AKTUALITET

Drogë drejt Greqisë, arrestohen dy persona në Kapshticë

15:37 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona janë arrestuar ditën  e stom në Kapshticë nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin kundër Narkotikëve.




Pas kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë  u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 kg e 400 gr lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, e cila kishte si destinacion Greqinë.

Në pranga kanë rënë Adriatik Rasa, 26 vjeç, banues në Lushnjë dhe Besart Skënderasi, 28 vjeç, banues në Vloçisht-Korçë.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikantëve, pasi dyshohet se dy të arrestuarit janë ndihmuar dhe nga persona të tjerë.

Njoftimi i policisë

Më datë 18.06.2018, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me Seksionin kundër Narkotikëve, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Adriatik Rasa, 26 vjeç, banues në Lushnjë.

Besart Skënderasi, 28 vjeç, banues në Vloçisht-Korçë.

Pasi në afërsi të fshatit Kapshticë-Devoll, në vendin e quajtur “Lugina e vogël”, këtyre shtetasve shërbimet policore të patrullës së kufirit të gjelbër, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale brenda një çante, një sasi prej 21 kg e 400 gr lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, të cilën synonin ta trafikonin drejt Greqisë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Neni 283/a/2 i Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.