SPORT

Herri Kejn shpëton Anglinë në kohën shtesë

09:30 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Herri Kejn ka shpëtuar nderin e Anglisë me golin e tij në shtesën e sfidës ndaj Tunizisë, duke i dhënë suksesin 2-1 britanikëve të drejtuar nga Garet Sauthgejt. Një ndeshje që dukej si shëtitje për anglezët, për pak sa nuk u kthye në makth për ta, pasi Tunizia i bëri ballë mjaft mirë dhe vetëm kapiteni me dygolëshin e tij e ktheu në rrugën e duhur duke siguruar tri pikët në duelin e parë. Por ndërsa anglezët shpërdoruan shumë raste, skuadra e Tunizisë arriti të fitonte një penallti pas gafës së Uoker, i cili goditi në zonë një kundërshtar. Sasi nuk gaboi nga pika e bardhë për tunizianët, duke vendosur barazinë në shifra.




Sulmet angleze vazhduan dhe ata iu afruan përsëri golit, sidomos në fund të pjesës së parë kur Lingard goditi shtyllën.
Minutat po kalonin dhe goli, pavarësisht dominimit anglez, nuk dukej në horizont, duke lënë të mendohej se kjo do të ishte surpriza e ardhës e këtij Botërori. Megjithatë, gjërat ndryshuan në minutën e parë shtesë të sfidës, kur pas një goditje nga këndi, “Uragani” ishte në vendin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë e për t’i dhënë suksesin skuadrës së tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.