Rusi 2018

Japonia nuk fal, shtang Kolumbinë

16:02 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Japonia ka bërë surprizën në takimin e parë të vlefshëm për Grupin H, teksa ka mundur Kolumbinë me rezultatin e ngushtë 2-1.




Edhe pse kolumbianët e Pekerman vinin në këtë sfidë si favoritë, kartoni i kuq i marrë në minutën e 3-të dhe penalltia e shndërruar në gol nga Kagaua, i prishi planet Kolumbisë.

Gjithsesi ata provuan të reagonin duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 39-të, por ky gol nuk mjaftoi, pasi Osako shënoi sërish, duke i dhuruar tre pikët Japonisë.

Me fitoren e sotme, japonezët hedhin një hap drejt kualifikimit, teksa janë ngjitur në vendin e parë. Ndërkohë do të luhet në orën 17:00 sfida tjetër e Grupit H, ajo mes Polonisë dhe Senegalit.

Kolumbi-Japoni 1-2

Kuintiero 39′ / Kagaua 6′ (p), Osako 73′ 

Karton i kuq: Sançez 3′

Kolumbia: Ospina, Mojica, Murijo, Sanchez, Arias, Lerma, Sanchez, Izkuerdo (Baka 70′) ,Kuintero (Rodriguez 59′), Kuadrado (Barrios 30′), Falkao
Trajner: Pekerman

Japonia: Kauahiva, Sakai, Joshida, Shoji, Nagatomo, Shibasaki (Jamaguçi 80′), Hasebe, Haraguçi, Kagaua (Honda 70′), Inui, Osako (Okazaki 85′)
Trajner: Nishino


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.