Kryesore

Largimi i dy deputeteve nga PDIU, flet Idrizi: Ky është lajm i vjetër, ja çfarë ka bërë Elena Xhina

18:14 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi i ftuar në “News24”, ka komentuar largimin e dy deputetëve të tij, ku njëra prej tyre kaloi në partinë socialiste.




Idrizi u shprehe se largimi i tyre tashmë është një lajm i vjetër edhe njëherë se ky ishte një lajm i vjetër tashmë, ndërsa theksoi se një nga deputetet, Elena Xhina, ende nuk e kishte deklaruar largimin.

 “Një gjë duhet ta them shumë qartë. E para është lajm i vjetër pasi direkt pas zgjedhjeve pati një deklarim për largim tek PS. Është ricituar ai lajm. Për PDIU ajo që na ndan dhe bashkon është çështja çame. Deputetja e dytë mesa di nuk është larguar, siç edhe ajo deklaroi. Këtë radhë kishim më shumë vota dhe ngelëm me 3 deputetë. Akti i fundit i luajtur ishte me deputetin Rakipi, i cili u akuzua për një gjë që s’u mor vesh. Ajo që është me rëndësi është fakti që me mungesën e deputetëve të PDIU në Kuvend, jo për shkak të votave, pasi ne u rritëm me vota. Sot ku jemi? Çështja çame nuk është më pjesë e qeverisë”, tha Idrizi, shkruan.

Reme Lala është deputetja që fitoi mandatin me PDIU, deke e braktisur atë për të kaluar në rradhët e PS, ndërsa Elena Xhina ka mohura një lëvixje të tillë duke u shprehur se është deputete e pavarur.

Ndërkohë Idrizi ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, ku ka theksuar se çështja çame është lënë totalisht jashtë vëmendjes së qeverisë.

“Çështja çame nuk duhet të ngarkohet me harresë, por të jetë pjesë e identitetit kombëtar. Kemi kulmuar dje me një aktivitet jubilar. Synimi ynë është që kjo çështje mos të harrohet. Shqiptarët e Çamërisë nuk kanë bashkëpunuar me fashistët dhe nazistët. Po t’i referohemi fakteve, nëse çamët do bashkëpunonin me fashistët, fati i luftës italo-greke do kishte tjetër fund. Mos harroni faktin që në shumë vende të Ballkanit ishte bërë modë ku ishin instaluar qeveritë fashiste. E vetmja qeveri që përshëndeti pushtimin e Shqipërisë nga Italia ishte qeveria e Metaksait. Sot ata që kanë Agimin e Artë në Greqi, kanë edhe partinë Ultra radikale të djathtë, që është pasardhëse e këtyre partive që kanë bashkëpunuar me gjermanët. Pse regjimi i Enver Hoxhës mbajti të njëjtin qëndrim? Me daljen nga traktati i Varshavës, pas vdekjes së Stalinit dhe me ardhjen e Hurshovit në pushtet, Shqipëria dhe shqiptarët, regjimi i Enver Hoxhës kërcënohej nga jugu i vendit. Greqia kishte një ligj lufte dhe kishte epërsi territoriale. Kjo popullatë u marxhinalizua”, tha Idrizi.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Cameria eshte lindur Shqiptare qe ne lashtesi. Ate e kane pranuar edhe historianet greke te lashtesise ashtu edhe te sotmit! Por te ashtuquajtur qeveritare e politikane ekane “harruar” dhe nuk duan ta kuptojne CAMERINE SHQIPTARE sepse ne Tirane komandojne greket Me Janullon ne krye.KUSH NUK I PUTH DOREN ATIJ NUK QEVERISE DHE AS ME PAK TE PERMENDI SE CAMERIA ESHTE SHQIPTARE.
    Per pallavrat e bashkepunimit shikoni ne websajtin “paramithiaonline” ku kendohet sot e kesaj dite:”Paramithia, Paramithia, jati foras ta mavra-I Jermani mu skotosan saranda e nja kamaria”

    Pra vec genjeshtrave te Koqiasit qe mban ne preher Bushatin, le ta lexojne te tjeret se e “drejta e bashkepunimit” ku qendron dhe deri sa qeveritaret e Tiranes ta ndjejne vehten ME DINJITET KOMBETAR SHQIPTAR; MBASI TA PASTROJNE SHQIPERINE NGA PLEHRAT E LYPSAREVE DHE KOMPLOTISTAVE GREKE!

    Përgjigju ↓