EKONOMI

Legalizimet, qytetarët 3 vjet kohë për të paguar truallin

13:35 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qytetarët do të kenë mundësi të paguajnë faturat e truallit përmes bonove të privatizimit deri në vitin 2021. Duke qenë se ky proces është shtyrë për të disatën herë, Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat ka vendosur t’u lërë një afat 3-vjeçar qytetarëve, në mënyrë që të përmbyllin të gjithë procedurën me ALUIZNI-n. Propozimi është bërë nga deputeti socialist, Anastas Angjeli, ndërsa opozita nuk ka qenë prezentë në komision.




I ftuar në komision, zv.ministri i Financave, Erion Luçi theksoi se 3 vjet janë të mjaftueshme për të përmbyllur këtë proces dhe në këtë mënyrë ulet fatura financiare për pronarët e truallit. Bonot e privatizimit janë emetuar fillimisht në vitin 1995. Familjet që kanë ndërtuar në tokë shtet apo tokë me pronarë, mund të paguajnë me bono privatizimi deri në 50 për qind të faturës, me qëllim marrjen e tapisë. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në total janë emetuar 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, prej të cilave i janë shpërndarë publikut 51.2 miliardë lekë.

Nga këto janë përdorur deri tani në proces privatizimi 10 miliardë lekë, ndërkohë që mbeten të shpërndara dhe të papërdorura 41 miliardë lekë të tjera. Gjatë tri viteve të fundit, në procesin e privatizimit të pronës shtetërore me të drejtën e parablerjes për ish-pronarët e truallit dhe për subjektet me kontratë enfiteoze apo qiraje, rezulton të jenë arkëtuar rreth 705 milionë lekë bono privatizimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.