SPORT

Liga e Europës/ Partizani, Laçi dhe Luftëtari, me rivalë të “frikshëm”

12:59 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

UEFA ka publikuar dje edhe ndarjet e grupeve për shortin e turit të parë paraeliminator të Ligës së Europës, ku marrin pjesë edhe tri skuadra shqiptare, Partizani, Luftëtari dhe Laçi. Ndarja ka qenë e pamëshirshme për skuadrat shqiptare, pasi duke iu referuar kundërshtarëve të mundshëm, të tre ekipet shqiptare kanë pak shanse, por kundër kanë edhe shtrirjen gjeografike, shkruan PanoramaSport.




Partizani dhe Laçi rrezikojë transfertat e largëta në Kazakistan dhe Azerbajxhan, ndërsa Luftëtarin goglat mund ta dërgojnë deri në Islandë. Shorti i Ligës së Europës hidhet më 20 qershor, ora 13:00, në Nion të Zvicrës. Të tri skuadrat shqiptare renditen te pjesa e jofavoritëve në grupet ku janë ndarë, pasi kanë koeficient të ulët. Partizani renditet tek ekipet jofavorite në grupin 3, teksa përballë mund të ketë Mariborin, Trençin, Vitorul, Neftçi dhe Tobol. Luftëtari gjendet në grupin 5, po tek ekipet jofavorite dhe përballë mund të ketë Hafnarfjodur, Nordsjeland, AIK, Ventspils dhe Shaktjor Soligorsk.

Gjirokastritët mund të përballen në këtë tur me ekipin e Elis Bakajt, që u transferua në shkurt në Bjellorusi te Shaktjor Soligorsk. Ndërsa, Laçi gjendet në grupin 6 dhe mund të ndeshet ndaj Osijek, Makabi Tel Aviv, Sarajevos, Anorthosis dhe Kairat Almati. Gjithashtu, në këtë fazë gjendet edhe skuadra shqiptare nga Maqedonia, FC Shkupi, i cili e sheh veten në grupin e dytë te jofavoritët dhe kundërshtar të mundshëm mund të ketë: Domzhale (Slloveni), Gabala (Azerbajxhan), Dinamo Tbilisi (Gjeorgji), Rejnxher (Skoci), Apollon Limasol (Qipro).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.