Kryesore

Menaxhimi i kufijve dhe siguria, zbulohet biseda e Xhafajt me homologët e Ballkanit

19:22 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm Fatimr Xhafaj së bashku me së bashku me homologet e Ballkanit Perëndimor, ka qenë i pranishëm në takimin e zhvilluar në Komisionin Evropian.




Në fokus të këtij takimi kanë qenë siguria, menaxhimi i kufirit dhe migracioni në vendet e ballaknit.

Me ftesë të Komisionerit për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë të Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos, u diskutuan çështjet që lidhen me sigurinë, menaxhimin e kufirit dhe migracionin.

Në takim u theksua bashkëpunimi që vendet e rajonit duhen të kenë me njëra tjetrën dhe menaxhimi i kufijve dhe luftën kundër kontrabandimit të personave për të frenuar flukset e imigrantëve të parregullt.

Xhafaj u shpreh në takim se të gjitha vendet e rajonit duhen të japin kontributin e tyre për të patur rezutltate të përbashkat pozitive. Që gabimi i një vendi të caktuar mos bëhet pengesë për një vend tjetër.

 “Ne i njohim përgjegjësitë tona edhe në këtë rast, ashtu sikundër kemi vepruar dhe jemi angazhuar me shumë përgjegjësi në sfida të mëdha, si ato për çështjet e azil kërkimit, luftës ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar e në një sërë fushash të tjera me interes të përbashkët me vendet anëtare të BE-së”, u shpreh Xhafaj.

Ky akimi u zhvillua  edhe në kontekstin e përgatitjes së Ministerialit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Tiranë më 4 dhe 5 tetor, me pjesëmarrjen e Ministrave të Brendshëm, mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.