BOTA

“Mos më thërrit Manu, por zoti President”, Macron u jep një mësim të rinjve

10:53 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka dhënë një mësim të rëndësishme të rinjve në  Paris.




Macron po takonte të rinjtë, kur njëri prej studentëve u tregua më shumë miqësor seç duhej me Macronin, duke i thërritur “Manu”.

“Ç’ kemi Manu?” ishte fraza me të cilën ju drejtua adoleshenti Macronit.

Presidenti nuk e anashkaloi këtë episod, por përfitoi nga rasti për t’i dhënë një mësim: “Jo, jo, nuk mund të flasësh kështu. Unë jam zoti President. Këtu je në një ceremoni zyrtare dhe duhet të sillesh mirë.

Mund të bësh si budalla sa të duash, por sot kemi Marsejezën, Këngën e Partizanëve, kështu që më thirr “Zoti President” ose “Zotëri”. Dakord? Kështu pra. Ndiq radhën e gjërave.

Nëse kërkon të nisësh një revolucion, duhet të studiosh në fillim që të marrësh diplomë dhe të jesh në gjendje të ushqehesh vetë”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.