POLITIKË

Noka nuk i ndahet Veliajt, i prish deklaratën për median

12:01 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi Flamur Noka tentoi ta nxirrte me forcë nga Komisioni i Medias kryebashkiakun Erion Veliaj, nuk i është ndarë këtij të fundit ndonëse u largua nga mbledhja.




E ndërsa kreu i bashkisë së Tiranës po fliste me gazetarët, deputetët e PD-së Flamur Noka dhe Klevis Balliu po zbrisnin shkallët dhe i ndërprenë fjalën Veliajt.  “Ti mbyll cështjen e Ardit Gjoklajt”, i është drejtuar Noka kryebashkiakut të Tiranës.

Përplasje të tjera, Flamur Noka ngrihet nga vendi dhe tenton të nxjerrë Veliajn jashtë

Erion Veliaj ka vijuar me daljen për mediat, ndërsa theksoi: “Po ta keni vënë re e kam me pasion këtë punë e sa është mundësia për ta lartësuar Tiranën, e kam bërë, por nesër do jemi në Barcelonë. Unë u ftova nga 2/3 e komisionit dhe thashë po i bëjmë sot të dyja dëgjesat. Që në fillim e kuptova që ky ishte një kurth dhe jo seancë për tu dëgjuar. Ky ligj s’është që prish teatrin as që e ndërton por që hap një negociatë dhe thotë të bëjmë një teatër që ndoshta xhepi nuk na e mban por si rasti i stadiumit të kemi një Teatër të ri. PD u themelua në një shpi te zona e Kavajës, sot është te SHQUP, atyre personazheve që po silleshin si vandalë që se dinë ku është teatri jo më të kenë parë një shfaqje nga fillimi në fund, pra kishin nevojë për zgjerim. Zaptoi SHQUP-in sa humbi zgjedhjet. Një parti që edhe pse rrihet nga zgjedhja në zgjedhje duhet të zgjerohet. Këta janë aktorë dështakë, ku në pamundësi për të hyrë në Teatër kanë hyrë në parlament”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.