Nostalgji

Nostalgji/ Monika Lubonja: Jam bërë gati të vras… Evi Reçi, bën 20 vjeç. Këtë herë, Nora grimin e preferon keshtu…

16:00 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Monika Lubonja: Jam bërë gati të vras…  Këtë herë, Nora grimin e preferon keshtu…




Këtë herë, Nora grimin e preferon keshtu…
Bëhet fjalë për një set të ri fotografik që Nora ka përgatitur kohëve të fundit për të qenë sa më pranë fansave të saj në promovime të ndryshme. Një buzëkuq lejla në blu, ngjyrë e bronztë, flokë tejet klasike dhe moderne, si dhe një veshje në ngjyrë bezhë. Këtë imazh zgjodhi Nora për të realizuar fotot, nën kujdesin maksimal të parukierit dhe grimierit të saj, i cili e ndiqte nga pas me krehër dhe llak në dorë. Dhe në fund…një imazh joshës dhe seksi për një Norë gjithmonë e më elegante.

Monika Lubonja: Jam bërë gati të vras…
Sigurisht që kjo është një shaka e aktores, improvizuar në një tavolinë me miq, kur në një moment para aparatit fotografik Monika ka marrë thikën që po darkonte dhe e ka mbajtur para vetes. Ka nisur të qeshë ndërsa vajza që ishte përballë realizoi këtë foto. Në njërën dorë Monika mbante thikën, ndërsa në tjetrën, shishen e verës ende të pahapur. Dhe batuta e radhës për të është: “Nuk bëhet vrasje me thikën e gjalpit, o Monika”, ndërsa kjo e fundit ua kthen me shaka se me këtë thikë ajo ka prerë gjelin. Ka mjaftuar kaq që Monika më pas ta kuptonte se thika duhej ulur dhe shakaja kishte përfunduar.

 

 

Ky shkrim u botua më 8 maj 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.