BOTA

Pas 15 operacionesh dhe 6 transplantesh, 23-vjeçari mposht sëmundjen e rrallë

16:03 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një djalë 23 vjeçar, i cili ka kaluar gjashtë transplantime të mëlçisë dhe ka luftuar një sëmundje të rrallë, do të fillojë universitetin këtë vit.




Steven Featley, nga Stoke Ash në Suffolk, lindi me atresia biliare, një sëmundje e rrallë në të cilën një ose më shumë nga kanalet biliare të mëlçisë janë të ngushta, të bllokuara ose mungojnë.

Ai u diagnostikua vetëm gjashtë javë pasi kishte lindur dhe iu nënshtrua transplantit të parë të mëlçisë kur ishte 14 vjeç dhe më i fundit në nëntor të vitit të kaluar.

Featley i është nënshtruar 15 operacioneve gjatë jetës së tij, duke përfshirë heqjen e shpretkës dhe si edhe duke kaluar stres post-traumatik për shkak të sëmundjes së tij.

Por tani, ai shpreson të “dalë përsëri në botë” dhe ndihet “jashtëzakonisht me fat që ka mposhtur sëmundjen”.

Featley dëshiron të bëhet kontabilist dhe do të ndjek studimet në Universitetin e Suffolkut në muajin shtator, pasi është rikuperuar nga transplantimi i tij i fundit nëntorin e kaluar.

Nuk dihet nëse ky transplant do të jetë i fundit për Featley, koha do të tregojë nëse do të ketë komplikime, siç ka ndodhur me operacionet e tij të mëparshme.

Megjithatë, njerëzit që kanë pasur transplante kërkojnë kontrolle gjatë gjithë jetës për të monitoruar gjendjen dhe medikamentet, duke ndaluar trupin që refuzon mëlçinë e re.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.