Kryesore

Përplasjet në “Media”, Rama: PD, një parti e zbrazur mendërisht e politikisht

14:54 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka komentuar përplasjet që ndodhën në komisionin e Medias. Ashtu si socialistët e tjerë edhe Rama ka marrë në mbrojtje kreun e Bashkisë së Tiranës.




Sipas tij PD është e angazhuarfizikisht e ka kthyer debatin parlamentar në një teatër gjuhësh e gjymtyrësh të dhunshme.

Sherri në Komisionin e Medias mori përmasa të mëdha kur pas disa kërkesash të përsëritura të kryetares së këtij komisioni, Albana Vokshi, që kryebashkiaku i Tiranës të nxirrej jashtë nga Garda e Republikës, deputeti demokrat Flamur Noka u ngrit për ta zgjidhur vetë çështjen.

Noka iu drejtua Erion Veliajt për ta ngritur nga karrigia ku ishte ulur dhe vetëm ndërhyrja e Gardës së Republikës shmangu përplasjen fizike.

Më pas të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë duke diskutuar me tone të larta.

“Garda të nxjerrë jashtë kryetarin e bashkisë, ndryshe do të kërkoj që të merren masa. Garda, zbatoni ligjin! Ju kam kërkuar që të nxirrni jashtë kryetarin e bashkisë, pasi është i paftuar në komision. Ka ardhur që të prishë mbledhjen”, tha Vokshi.

Pas disa minutash debate, Erion Veliaj vendosi që të largohej duke thënë “Tirana do fitojë”. Pas tij u largua edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, së bashku me deputetët socialistë.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.