Show-Bizz

“Qaj shumë”, Beba Rexha rrëfim të rrallë për gjendjen e saj mendore

14:41 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka treguar gjatë një interviste se vuan nga ankthi. Ajo është shprehur se është përballur me këtë luftë qëkur ka qenë e vogël. Këngëtarja 28 vjeçare ka pranuar se qan shumë dhe takohet vazhdimisht me një terapist që e ndihmon të përballet me ankthin. “Është një luftë e përditshme. Qaj shumë.




Kam trapistin tim dhe njerëzit e mi me të cilët flasë”, – është shprehur Bebe Rexha. Ajo ka thënë më tej se përpiqet që gjatë gjithë kohës të jetë e aktivizuar me punë, të mos qëndrojë shumë nëpër rrjete sociale, në mënyrë që të luftojë ankthin, megjithatë thekson se kur ka qenë adoleshente, ka përjetuar një periudhë shumë të vështirë. “Kur shkova në gjimnaz, nuk dija si të përballesha me një gjendje të tillë dhe sesi të qëndroja përreth njerëzve.

Kisha shumë ankth gjatë gjithë kohës. Ankthi më ka nisur qëkur kam një vajzë e vogël, por nuk e kuptoja se çfarë ishte. Megjithatë më në fund e kuptova se po përballesha me ankth”-është shprehur këngëtarja me origjinë shqiptare. J.K


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.