POLITIKË

Reforma në shërbimet publike, Senida Mesi: Së shpejti miratojmë Kartën e qytetarit

17:25 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria shqiptare pritet të miratojë së shpejti “Kartën e Qytetarit”. Zv.kryeministrja Senida Mesi sqaroi sot, në një takim informal pune, me gazetarë të mediave të ndryshme se kjo është një kartë informuese, e cila do t’ju bëjë të qartë qytetarëve se si ata mund të kërkojnë të drejtat e tyre në institucionet e shërbimit publik.




Në çdo institucion ku merren shërbime publike, këto të drejta do të jenë në një kënd të caktuar, në mënyrë që çdo qytetar të dijë se ku të ankohet dhe çfarë të kërkojë. “Një qytetar duhet të dijë që kërkesa e tij duhet të marrë përgjigje brenda 30 ditëve dhe në ditën e 31-të, nëse ai nuk e ka marrë këtë përgjigje ka të drejtën të ankohet”, u shpreh zv.kryeministrja.

Në një shpjegim të përgjithshëm të mënyrës se si po funksionon Reforma në Administratën Publike, Shërbimin Civil dhe Shërbimet Publike, së bashku me Shefin e Bashkëpunimit pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian, Mario Mariani dhe Drejtorin Ekzekutiv të ADISA-s, Lorin Ymeri zv.kryeministrja kërkoi bashkëpunim me qytetarët, në mënyrë që ata të denoncojnë të gjitha pakënaqësitë me emra konkretë për të sjellë një shërbim më të mirë. Nga ana e tij, Shef i Bashkëpunimit pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian, Mario Mariani shprehu domosdoshmërinë dhe nevojën që Shqipëria të ketë një administratë të fortë publike, për shkak se një vend që këkron të anëtarësohet në BE ka të tjera sfida në këtë fushë.

Ai vuri në dukje, gjatë sqarimeve të tij se në raortin e muajit prill është theksuar se ka progres në reformën në administratën publike, por korrupsioni mbetet ende një problem. Mariani tha se BE vazhdon të japë mbështetjen e saj për administratën publike, por duhet që qeveria shqiptare dhe ministritë të hartojnë plane të qarta financimi për të përfituar më shumë nga fondet IPA.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nuk pengon karta moj debile, por mungojne te drejtat e qytetarit, dhe te ardhurat per te jetuar, mjaft mashtruat, se ata I pyesni nje here ne later vjet, me sakte I genjeni dhe mashtroni, mashtrusit e shekullit, te gjitha do ti paguani, uroj Jo tek femijet tuaj.

    Përgjigju ↓