SPORT

Salah zbret në fushë, “trembet” Rusia

19:51 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pritet me shumë interesim të zbresë në fushën e lojës jo vetëm nga skuadra e tij, por edhe nga kundërshtarët. Mouhamed Salah, është futbollisti që do të tërheqë vëmendjen në ndeshjen mes Egjiptit dhe Rusisë. Për trajnerin Hector Raul Cuper, prania e tij mes titullarëve është një garanci më shumë.




“Na jep vetëbesim. Nëse është Salah ne kemi një plus, një forcë më të madhe. Kundër Rusisë do të jetë patjetër. Ai mund të bëjë gjera të veçanta dhe për këtë jemi më të qetë.”

Nuk do të jetë e lehtë për Egjiptin e trajnerit Cuper pasi përballë do të kenë skuadrën vendase që vjen me entuziazmin e fitores së thellë 5-0 në ndeshjen e parë.

“Kishte nga ata qe dyshonin tek ne, por fituam besimin dhe mbështetjen e gjithë rusëve. Është shumë emocionuese të shohësh njerëz anembanë vendit që gëzonin për fitoren tonë”, tha Artem Dzyuba.

Egjipti dhe Rusia do të zbresin në fushën e Saint Peterburg Stadium sonte në mbrëmje për ndeshjen e dytë të grupit ku pretendente është edhe Uruguaji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.