Rusi 2018

“Tani do luaj unë ashtu siç duhet të kisha bërë gjithmonë”, Mesi shfryn nga divani

15:32 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk ka qenë një natë aspak e qetë ajo e postndeshjes me Islandën për Lionel Mesin. Në hotelin ku akomodohet kombëtarja, e përditshmja “Ole” tregon se kapiteni i Argjentinës ka qëndruar deri në mesnatë, në holli, me një prej miqve të tij, duke biseduar dhe analizuar ndeshjen.




Ai është parë shumë i pikëlluar për gabimin nga 11-metrat, por në të njëjtën kohë edhe ka shfryrë për faktin e zhvillimit të lojës. Atij nuk i ka pëlqyer që ndihet aq i vetëm në fushë, duke tentuar të bëjë shumë gjëra vetë, por në të njëjtën kohë, nga divani ku qëndronte i ulur edhe ka shpërthyer: “Nga ndeshja e radhës do luaj unë. Do luaj ashtu siç duhet të kisha bërë gjithmonë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.