Kryesore

“Të ka marrë në qafë kryeministri ty, që të thotë Pamela”, Veliaj “dhëmbë për dhëmbë” me Vokshin

10:27 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur me përplasje dhe fyerje debati në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, mes kryetares së Komisionit Albana Vokshi dhe kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.




Kryetarja e Komisionit i është drejtuar kreut të Bashkisë së Tiranës, Veliajt që të mbyllë mikrofonin dhe të dalë jashtë se ishte i paftuar sot në këtë seancë për të folur për cëeshtjen e Teatrit Kombëtar, pasi sot pritej ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Vokshi: Të nxjerr jashtë se je i paftuar.

Veliaj: S’ke shanse të më nxjerrësh jashtë. Erdha për rekspekt në komision, tani ti më thua ik. Shfyrtëzoni çdo kauzë për ta politizuar.

DEBATI

Veliaj: Po bën teatër

Vokshi: S’e merrni dot fjalën pa ua dhënë unë, ju bëni zhurmuesin atje

Veliaj: Sapo të thashë që nesër Sheshi Skënderbej eshtë për një çmim në Barcelonë, nuk vij dot

Vokshi: A mund ta mbyllni

Veliaj: Erdha siç më kërkuat

Vokshi: Mbyllni mikrofonin

Veliaj: Po gënjen

Vokshi: Mos u trego arrogant

Veliaj: Siç po bëni me aktorët dhe teatrin

Vokshi: Mos u bëni arrogant mund të qëndroni më lart se kaq

Veliaj: Ki dinjitetin të thuash të vërtetën nëse do të bësh aktoren shko bëj audicion.

Vokshi: Ki kujdes me gjuhën që përdor se juve…

Veliaj: Erdha për respekt, edhe ti i thua ik, keni frikë?

Vokshi: Ti duhet të zbatosh ligjin

Veliaj: E humbisni kauzën, shkoni me bisht në shalë dhe Tirana fiton

Vokshi: Jeni bërë për të ardhur keq. Unë mund t’ju nxjerr dhe jashtë ke ardhur i paftuar se nuk doni të keni ministren vetëm.

Veliaj: Iku koha kur ju nxirrni jashtë. Nesër merr çmim Sheshi Skënderbej nuk mund të jem. Ti do qetësohesh dhe do kuptosh se çdo sulm që keni bërë…

Vokshi: Këtu drejtoj unë jo juve, mbyll mikrofonin

Veliaj: Shiko deputetët e PD të gjithë i ke për kafe te Pazari i Ri. Ke pasion të bësh aktore, dështove dhe ke sjellë teatrin në Parlament

Vokshi: Të dalin kamerat përjashta. Pesë minuta pushim. Ndërpritet mbledhja

Veliaj: Pse ke frikë nga e vërteta? Të ka marrë në qafë kryeministri ty, që të thotë Pamela

Vokshi: I thashë Gardës po Garda ka frikë ta nxjerri jashtë, çfarë ti them une Gardës. (kërkon të ndërpresë mbledhjen sa te largohet Veliaj)

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.