SPORT

Trajneri polak, Polonia pa Glik, Senegali shpreson

08:43 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sfida e fundit e mbrëmjes do të jetë ajo mes Polonisë dhe Senegalit. Trajneri polak, Adam Navalka shpreson të rikuperojë qendërmbrojtësin Kamil Glik, një nga pikat e forta të skuadrës. “Nuk e di në do t’ia dalë. Duhet ta shohim me vëmendje situatën e tij para ndeshjes. Duhet të jemi në formën më të mirë për ndeshjen e parë në këtë Kupë Bote”.
Ndërsa trajneri më i ri i këtij Botërori, Aliu Cise, deklaron se Senegali i tij nuk ka presion. “Është e rëndësishme që të debutojmë mirë, por nuk është kapitale. Senegali është një nga ekipet më të mira të afrikës. Jemi të vendosur dhe nuk kemi kompleke. Nuk kemi presion, ndonëse kemi punuar shumë fort për të qenë këtu”.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.