AKTUALITET

Vrasja e Marvi Mihalit, gjykata rikthen në burg një nga të akuzuarit

14:57 - 19.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një prej të akuzuarve si bashkëpunëtor në vrasjen e të riut Mavri Mihalit është rikthyer në burg.




Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e masës së sigurisë për Eugen Bitrajn, mbi të cilin rëndon akuza si bashkëpunëtor në vrasjen e Mavri Mihalit, ngjarje e ndodhur rreth një vit më parë.

Më herët, mbi Bitrajn ishte vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, vendimi i Gjykatës së Tiranës vjen pak ditë pasi ndryshoi masën e sigurisë edhe për Kridens dhe Marsel Alla, duke i rikthyer në burg.

Ndryshimet e masës se sigurise erdhën pas denoncimit që bënë fëmiljarët e viktimës pas lirimit të tre të akuzuarve.

Familjarët paraqitën  pamje filmike të kamerave të sigurisë që kishin fokusuar ngjarjen ku shfaqeshin të katër të akuzuarit që godisnin me thikë djalin e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.