Sociale

Bursa në Sllovaki për studentët e Universitetit të Tiranës, kriteret

14:20 - 20.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Studentët e Universitetit të Tiranës, kanë mundësinë që të aplikojnë për bursa studimi brenda datës 10 korrikut të këtij viti në Bratislavë të Sllovakisë. Në faqen zyrtare të UT-së bëhet me dije se këto bursa studimi janë të vlefshme për semestrin e parë të vitit akademik 2018-2019 e do të zgjasin 4 muaj, si për nivelin Bachelor ashtu edhe për Masterin. Të gjithë studentët e interesuar mund të aplikojnë për degë studimi si:




Arkeologji; Gazetari; Histori; Sociologji; Filozofi; Marketing; Shkenca Informacioni; Shkenca Politike; Gjuhë hungareze etj. Këto bursa studimi mbulojnë kompensimin prej 700 euro në muaj për studentët si dhe kostot e udhëtimit, kjo në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. “Studentët që përfitojnë nga mobiliteti nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës”,-theksohet në njoftimin e Universitetit të Tiranës.

Aplikimi
Studentët e nivelit Bachelor që janë të interesuar të fitojnë bursën 4 mujore në Universitetin Comenius në Sllovaki, duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës gjatë aplikimit. Respektivisht, ata duhet të dorëzojnë një CV në gjuhën angleze; një kopje e Pasaportës; vërtetim studenti si dhe një listë notash. Gjithashtu, kandidatët duhet të dorëzojnë edhe një letër motivimi në gjuhën angleze; certifikatën e gjuhës së huaj (Anglisht B1/ B2 në varësi të programit të studimit); si dhe të ashtuquajturën “Learning Agreement”. Studentët duhet të kenë kujdes që gjatë aplikimit, të përzgjedhin lëndë të njëjta me ato që do të kryenin në semestrin e parë në fakultetin e Universitetit të Tiranës, në mënyrë që lëndët dhe kreditet të njihen kur të kthehen.

Ndërkohë, të gjithë studentët që vazhdojnë studimet master e dëshirojnë që semestrin e parë të vitit akademik 2018-2019 ta kryejnë në universitetin e Bratislavës në Sllokavi, duhet të paraqesin dokumentacionin brenda afateve të përcaktuara. Kështu, kandidatët duhet të dorëzojnë një CV në gjuhën angleze; një kopje të Pasaportës; vërtetim studenti; diplomën e nivelit Bachelor ku duhet t’i bashkëngjitet lista e notave. Gjithashtu, aplikanti duhet të dorëzojë edhe një listë notash të nivelit master të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze si dhe një letër motivimi e një certifikatë të gjuhës së huaj. Ashtu si në nivelin bachelor, studentët duhet të paraqesin kontratën “Learning Agreement”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.