Show-Bizz

Eva Longoria bëhet nënë, poston foton e parë me djalin

15:01 - 20.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ylli i “Shtëpiakeve të dëshpëruara” Eva Longoria dhe presidenti i “Televiza” Jose Baston kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Djali i tyre quhet Santiago Enrique dhe u lind në Los Angeles. Eva ka postuar një fotografi në rrjetin socal, “Instagram”, ku i uron mirëseardhjen vogëlushit dhe e quan një bekim të bukur.




Pas ndarjes nga bashkëshorti i dytë Tony Paerker, aktorja 43-vjeçare deklaroi se nuk e dinte nëse do të bënte fëmijë në të ardhmen, por me martesën e saj të tretë gjithçka ndryshoi dhe Longroia arriti të bëhej nënë për herë të parë duke sjellë në jetë një djalë.

Shtatzania e saj është përcjellë me shumë kuriozitet nga mediat e rozë dhe ka qenë shpesh herë pjesë e tyre duke kënaqur ndjekësit e saj me fotografi nga një prej periudhave më të bukura të jetës së saj. /J.K


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.