Kronikë

Foto/ Djali me nusen tentojnë të vrasin prindërit, donin pronësinë e shtëpisë

16:00 - 20.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Krimi në familje “godet” dhe në Durrës. Djali 25-vjeçar ka qëlluar me thikë, në banesën ku jetonin, nënën dhe babanë pas një sherri.




Sipas policisë së qytetit bregdetar, Hajri Neziri ka plagosur prindërit pas sherrit për pronësinë e shtëpisë, në hyrje të qytetit.

Po ashtu, nga hetimet paraprake dyshohet se i riu ka bashkëpunuar edhe me bashkëshorten për të vrarë nënën dhe babanë.

Pas ngjarjes, dy të moshuarit 75-vjeçari Destan dhe 64-vjeçarja Asije Neziri u transportuan me urgjencë në spitalin e qytetit rajonal, ku ndodhen në gjendje kritike për jetën. Rreth një orë pas ngjarjes 25-vjeçari dhe nusja e tij u dorëzuan në Policinë e Tiranës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.